Lajme nga Bota

Përplaset treni në Spanjë, 150 të lënduar

Përplaset treni në Spanjë, 150 të lënduar

Përplasja e një treni në Barcelonë ka lënduar 150 pasagjerët, mes tyre shumë fëmijë. Tre prej tyre janë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure. Ndërkaq nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën ndërsa njëri ishte i parkuar në stacion.