Përqafimi i fundit nënë e bir, që kapën kamerat e sigurisë para aksidentit ajror në Brazil
E Martë 13 Gusht 2024, 17:37
TiranaPost
Kamerat e sigurisë kanë kapur përqafimin e fundit nënë e bir, para aksidentit ajror në Brazil, me 61 viktima.
Rafael Acordo futi në bagazhin e makinës valixhen e nënës së tij dhe i dha përqafimin e fundit, duke i uruar rrugë e fluturim të mbarë.
Një fluturim që përfundoi tragjikisht për Denilda Acordi.
Ajo po shkonte drejt nënës së saj 92 vjeçe për ta ndihmuar, por nuk mbërriti kurrë në destinacion.