"Përshëndetje, unë jam ajo ‘stronza’ Meloni!" Takimi ironik i kryeministres italiane me presidentin që e shau
E Mërkurë 29 Maj 2024, 10:10
TiranaPost
“President De Luca, unë jam ajo stronza Meloni. Si jeni?”, kështu e ka përshëndetur kryeministrja italiane, Presidentin e Rajonit të Campania-s, Vincenzo De Luca, me të mbërritur në Caivano. Më pas të dy shkëmbyen një shtrëngim duarsh.
Meloni duket se nuk harron. Përshëndetja e saj ironike lidhet me një deklaratë të De Luca të bërë në 19 shkurt të këtij viti, kur ai kërkoi një vëmendje më të madhe të saj ndaj Jugut, duke e quajtur “stronza”.