Lajme nga Bota

Përshkallëzohet situata në Gazë: Izraeli shpërthen shtëpinë e liderit të Hamasit dhe e poston me video

Përshkallëzohet situata në Gazë: Izraeli shpërthen

Ushtria Izraelite ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas, në një valë sulmesh të reja ajrore në Rripin e Gazës. Ky veprim pritet të përshkallëzojë më tej situatën mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Nga Twitteri, ushtria izraelite ka publikuar videon me bombën shpërthyese që bie në shtëpinë e Yahya Sinwar dhe vëllait të tij, dhe nuk dihet nëse ata kanë qenë në shtëpi në momentin e shpërthimit dhe nëse janë gjallë.

Përshkallëzohet situata në Gazë: Izraeli shpërthen
Yahya Sinwar

Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 26 në orët e para të së dielës. Ndërsa palestinezët u përgjigjën me raketa.

Përshkallëzohet situata në Gazë: Izraeli shpërthen


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa, edhe pse komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje që ti jepet fund konfliktit të përshkallëzuar.

Përshkallëzohet situata në Gazë: Izraeli shpërthen

Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, ndërsa shefi i politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josepf Borrel ka njoftuar gjithashtu në Twitter se do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE të martën për të diskutuar situatën aktuale dhe dhënies fund të saj.

*Tiranapost.al