Lajme nga Bota

Persona të armatosur me maska, hyjnë në një emision live në Ekuador

Persona të armatosur me maska, hyjnë në një emision live

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, persona të armatosur kanë hyrë në një televizion në Ekuador.

Ata ishin me maska dhe armë.

Ekuadori është tronditur së fundmi nga një sërë sulmesh, duke përfshirë rrëmbimet e disa punonjësve të policisë.


Këto ngjarje kanë ndodhur në vazhdën e

arratisjes së kreut të bandës së fuqishme nga

burgu.

Fatmirësisht, policia arriti t'i arrestonte të gjithë dhe askush nuk u vra në këtë sulm.

Arsyet mbeten ende të paqarta.