Lajme nga Bota

Pfizer dhe BioNTech kërkojnë miratimin e vaksinave anti-Covid në Evropë

Pfizer dhe BioNTech kërkojnë miratimin e vaksinave anti-Covid në

Covid-19 ka infektuar tashmë më shumë se 63.3 milion njerëz dhe i ka marrë jetën mbi 1.4 milion në të gjithë botën, sipas të dhënave në kohë reale të përpiluara nga Qendra për Shkencat dhe Inxhinierinë e Sistemeve në Universitetin Johns Hopkins.

Pfizer dhe BioNTech kërkojnë miratimin e vaksinave në Evropë.

Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tij gjerman BioNTech kanë dorëzuar një kërkesë për miratimin me kusht të vaksinës së tyre kundër COVID-19 në Agjencinë Evropiane të Barnave.

Dorëzimi është bërë një ditë më parë.

"Njoftimi i sotëm shënon një tjetër moment historik në përpjekjet tona për të përmbushur premtimin për të bërë gjithçka që mundemi duke pasur parasysh nevojën kritike të shëndetit publik," tha kryetari i Pfizer dhe CEO Albert Bourla sot në një deklaratë.

"Ne e kemi ditur që nga fillimi i këtij udhëtimi që pacientët po presin dhe ne jemi gati të dërgojmë doza vaksinash anti COVID-19 sa më shpejt që autorizimet e mundshme të na lejojnë", shton ai.

Nëse vaksina e quajtur BNT162b2, miratohet, kompanitë thanë se mund të jetë potencialisht i disponueshëm për përdorim në Evropë para fundit të vitit.

*Artikulli i marrë nga abc NEWS. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.