Lajme nga Bota

Pfizer dhe BioNTech nxjerrin të dhënat e fundit: Do kërkojmë aprovimin brenda pak ditësh, t`i japim fund kësaj pandemie shkatërruese

Pfizer dhe BioNTech nxjerrin të dhënat e fundit: Do kërkojmë

Pas lajmit se vaksina e Pfizer dhe BioNTech rezultoi me % të lartë efikasiteti, një tjetër lajm akoma më pozitiv vjen së fundmi. Financial Times bën me dije se kompania ka në plan të kërkojë aprovimin emergjent në SHBA dhe BE brenda disa ditësh. Kjo pasi të dhënat  reja treguan se vaksina ka më shumë efikasitet sa u raportua para një jave.

Në testimin e fundit, vaksina rezultoi me normë efikasiteti prej 95%. Konkretisht bëhet fjalë për dy dozat e vaksinës, të cilat kanë rritur shpresat në gjithë botën se do ti japing fund kësaj pandemie të frikshme.

"Rezultatet e studimit shënojnë një hap të rëndësishëm në këtë udhëtim historik tetë-mujor për të sjellë një vaksinë të aftë për të ndihmuar në përfundimin e kësaj pandemie shkatërruese," tha Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, duke shtuar se kompanitë po ndanin të dhënat me rregullatorët përreth botë.

*Financial Times, përkthyer nga Tiranapost.al.