Lajme nga Bota

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave që do të importojnë në BE

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave që do të

Dy kompanitë farmaceutike që kanë prodhuar nga të parat vaksina anti-COVID, Pfizer dhe Moderna kanë vendosur të shtojnë me 3-4 euro çmimin për secilën dozë në kontratat që kanë me Bashkimin Europian.

Lajmi raportohet nga “Financial Times”, ku specifikohet se çmimi do të shkojë në 19.50 euro nga 15.5 që ishte vendosur paraprakisht mes Brukselit dhe Pfizer. Ndërkohë, Moderna po planifikon në rritjen e çmimit në nivelin 21.50 euro nga 19 euro, çmimi që është paguar për vaksinat e importuara deri tani.

Vendimi për të rritur çmimin ka ardhur pak ditë pasi Komisioni Europian është zotuar se do të arrijë vaksinimin e plotë (me dy doza) të 70% të popullsisë të BE deri në fund të verës. Duke parë nevojën e madhe për vaksina dhe kohën e pakët që ka për administrimin e tyre duket se kompanitë kanë shfrytëzuar momentin për të lajmëruar këtë rritje.

Paraprakisht nuk ka raportime se BE do të tërhiqet nga kontratat për shkak të rritjes së çmimit dhe me gjasë taksapaguesi europian do të duhet të paguajë miliarda të tjera për importimin e vaksinës, kjo pas një viti shkatërrimtar për financat publike për shkak të “lockdown-eve” që u imponuan nga qeveritë në kuadër të masave anti-COVID.

Tiranapost.al