Pfizer: Doza e tretë për fëmijët nën 5 vjeç është 80% efektive kundër omicron

Sipas rezultateve të provës klinike, vaksina me tre doza e Pfizer dhe BioNTech për fëmijët nga gjashtë muaj deri në 5 vjeç ishte 80% efektive në parandalimin e sëmundjes gjatë valës së omicron.
Një dozë e tretë e vaksinës shkaktoi një përgjigje të fortë imune dhe u tolerua mirë nga organizmi i fëmijëve.
Pfizer dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave fillimisht kishin kërkuar të përshpejtonin autorizimin e dy dozave të para në shkurt, në mënyrë që prindërit të mund të fillonin t’i vaksinonin fëmijët e tyre ndërsa rezultatet e provës klinike nga vaksina e tretë ishin ende në pritje.
Fëmijët nën moshën 5 vjeç janë i vetmi grup në SHBA që ende nuk kualifikohet për vaksinim. Prindërit kanë pritur me muaj që FDA të autorizojë injektimet.
Sipas autoriteteve shëndetësore në SHBA , gjatë valës masive të infeksionit omicron gjatë dimrit, fëmijët më të vegjël se 5 vjeç u shtruan në spital me Covid në shifra shumë të larta.
Tiranapost.al