Lajme nga Bota

Pianisti i njohur kinez arrestohet pasi kaloi natën me një punonjëse seksi

Pianisti i njohur kinez arrestohet pasi kaloi natën me një

Pianisti i famshëm kinez Li Yundi, 39 vjeç, i cili është shumë i njohur në Azi. është arrestuar pasi kaloi natën me një punojëse seksi.

Punonjësja 29 vjeçar ka pranuar aktivitetin e paligjshëm, tha policia e Pekinit në një postim.

Ata u kapën pasi autoritetet morën informacione nga publiku.

Ndërsa policia nuk e publikoi emrin e tij të plotë në njoftim, mediat shtetërore më vonë konfirmuan se ishte fjalë për pianistin e mirënjohur Li.

Pianisti i njohur kinez arrestohet pasi kaloi natën me një

Lajmi ka tronditur shumë fansa të njeriut të njohur si "Princi i Pianos" në Kinë.

Në vetëm 18 vjeç, Li u bë pianisti më i ri dhe personi i parë kinez që fitoi çmimin e parë në konkursin prestigjioz Ndërkombëtar të Pianos Chopin në vitin 2000.

Ai ka vazhduar të performojë në të gjithë botën dhe është një emër i njohur në Azi.

"O zot, nuk mund ta besoj. A është vërtet i njëjti Li Yundi që ne e admirojmë kaq shumë?", shkroi një Fans në platformën e ngjashme me Twitter, Weibo.

Pianisti i njohur kinez arrestohet pasi kaloi natën me një

Pas publikimit të lajmit, Shoqata e Muzikantëve Kinezë tha se do të anulonte anëtarësinë e Li pasi ai përfaqëson ndikim jashtëzakonisht negativ në shoqëri.

Disa vëzhgues thanë se ndalimi i tij mund të shihet si një paralajmërim për të famshëm të tjerë "imoralë" ndërsa Kina po shton kufizimet në industrinë e argëtimit.

Sipas ligjit kinez, ata që kërkojnë ose menaxhojnë punonjëse seksi mund të ndalohen deri në 15 ditë dhe të gjobiten deri 782 dollarë.

Tiranapost.al.Z.B