Pika kryesore e fjalimit të Biden në inaugurim, krejt e ndryshme nga ideja e Trump
E Hënë 18 Janar 2021, 07:48
TiranaPost
Vizioni i Joe Biden do jetë pozitiv e optimist dhe do të përpiqet të kthejë një faqe të re, përkundrejt përçarjeve dhe urrejtjes së katër viteve të fundit, udhëhequr nga Trump.
Këtë detaj e ka zbuluar Kate Bedingfield, drejtoreshë për komunikimet për administratën e ardhshme Biden.
"Mendoj se këtë duan amerikanët në të gjithë vendin. Ata duan një qeveri të përqëndruar tek ato që duhen dhe për të ndihmuar njerëzit për jetën e përditshme”.
“81 milionë amerikanë ndaj e votuan Biden se e dinin vizionin e tij", tha Bedingfield. Biden do të betohet më 20 janar.