Lajme nga Bota

Pinë lëngun e shisheve që gjetën në det, katër marinarë në Sri Lanka humbin jetën

Pinë lëngun e shisheve që gjetën në det, katër

Katër peshkatarë kanë humbur jetën në Sri Lanka dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi konsumuan një lëng të panjohur nga shishet që gjetën teksa ishin në det, sipas raporteve të mediave lokale.

Thuhet se marinarët ishin në një udhëtim peshkimi, kur i morën shishet rreth 320 milje detare nga Tangalle, një qytet në bregun jugor të ishullit.

Marina e Sri Lankës, u tha gazetarëve se peshkatarët kishin pirë nga shishet duke menduar se ato përmbanin alkool. Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Peshkimit dhe Burimeve Ujore të Sri Lankës, Susantha Kahawatte, u tha disa mediave se marina po përpiqej t’i kthente në breg.

Ajo tha se marina po ofronte kujdes mjekësor për burrat në bordin e anijes së peshkimit, të quajtur Devon, për shqetësimet se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i kthyer ata në tokë për trajtim.


Kahawatta i tha stacionit kombëtar të lajmeve Ada Derana, se peshkatarët kishin shpërndarë disa nga shishet tek ekipet e tjera që operonin në zonë.

Ndërkohë, po bëhen përpjekje për të njoftuar këto ekuipazhe.