Lajme nga Bota

Plani i Britanisë: Njerëzit do paguajnë 25 ditë izolim për 5 ditë liri gjatë festave

Plani i Britanisë: Njerëzit do paguajnë 25 ditë izolim

Anglia do vazhdojë izolimin për 25 ditë vetëm që njerëzit të mund të bëjnë “gëzuar” me të afërmit e tyre në 5 ditët festive. Ky është çmimi që u duhet të paguajnë. 25 ditë izolim për 5 ditë liri.

Plani i Britanisë: Njerëzit do paguajnë 25 ditë izolim

Ekspertët e Shëndetit Publik në Angli mendojnë se çdo ditë lirie ka nevojë për 5 ditë sakrificë, ndaj për 5 ditë nevojiten 25 të tjera të mbyllura.

Aktualisht Britania është në izolimin që do të zgjasë deri në 2 dhjetor. Pas kësaj datë do publikohet rregullat e reja. Kurse mbyllja e dytë për shkak të festimeve do të bëhet pas tyre, me shumë mundësi në janar.

Gjithsesi plani është ende në tryezë dhe po diskutohet si më i miri i mundshëm.

*Burimi The Sun