Lajme nga Bota

Plani i qeverisë greke: Çfarë ndodh me mësuesit nëse nuk vaksinohen

Plani i qeverisë greke: Çfarë ndodh me mësuesit nëse

Të gjithë mësuesit që refuzojnë të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimit rregullisht ndaj Covid para se të futen në klasa do të përballen me ulje të rrogës si dhe masa të tjera disiplinore. Këtë vendim ka marrë këshilli i Ministrave në Greqi, por aktualisht është në diskutim e sipër dhe ende nuk ka vendim zyrtar.

Sipas Kathimerinit, qeveria po harton planin për të siguruar një vit të sigurt akademik që nga Shtatori për shkollat dhe universitetet

Dhe për këtë do jenë përgjegjës administratorët dhe stafi i shkollave, të përhershëm apo me kontratë.

Sipas këtyre dispozitave, përveç shkurtimeve të pagave, stafi i arsimit të përhershëm gjithashtu mund të pezullohet nga detyra dhe pa pagesë derisa të vaksinohen, ndërsa stafit të përkohshëm do t'i pezullohen kontratat.

Stafi i përhershëm dhe kontraktues gjithashtu do të përballet me humbjen e krediteve sipas sistemit të pikëve të shërbimit civil, i cili do të ndikojë në perspektivat e tyre të promovimit ose punësimit.

*Artikulli i Kathimerini, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.