Lajme nga Bota

Po darkonte me gruan në restorantin e shqiptarit, gjobitet presidenti austriak

Po darkonte me gruan në restorantin e shqiptarit, gjobitet presidenti

Mbrëmjen e së dielës, presidenti austriak Alexander Van der Bellen po darkonte në restorantin e një shqiptari, në Vjenë. Kishte kaluar ora 23 e mbrëmjes dhe një patrullë policie konstatoi shkeljen. Si pasojë lokali rrezikon gjobë deri në 30 mijë euro.

Po darkonte me gruan në restorantin e shqiptarit, gjobitet presidenti
Pronari i restorantit

Pronari i restorantit Aki Nuredini tha për mediat austriake se kishte ndjekur të gjitha rregullat duke ndaluar shërbimin në orën 23:00, por mendonte se klientët lejoheshin të qëndronin në tarracën e restorantit.

Kurse presidenti tha: “Unë dola për herë të parë që nga bllokimi me dy miq dhe gruan time. Ne humbëm sensin e kohës teksa bisedonim. Më vjen keq sinqerisht. Ishte një gabim. Nëse i zoti i restorantit ka pasur ndonjë dëm prej meje, unë do të përgjigjem për dëmin e shkaktuar”.

*Burimi BBC