Lajme nga Bota

Pse Kroacia po fajësohet si shkaktarja e valës së dytë të pandemisë në Europë

Pse Kroacia po fajësohet si shkaktarja e valës së dytë

Në muajin maj, Kroacia ishte ndër vendet e rralla në Europë me raste të infektuarish me koronavirus. Por tani është kthyer në shembull për të mos u ndjekur se si turizmi veror shkaktoi një valë të dytë të infeksioneve që përfshijnë pjesën më madhe të kontinentit.

Rënia nga shembulli i kontrollit të pandemisë në një vatër të nxehtë infeksioni ndodhi kur qeveria e motivuar nga shqetësimet ekonomike, vendosi të hapë kufijtë në fillim të kësaj vere, duke ftuar turistët e huaj të kalojnë pushimet, dhe kuptueshëm të sjellin të ardhura për ekonominë. Por këta turistë, pasi u infektuan, u kthyen në vendet e tyre me virusin me vete.

Wall Street Journal në artikullin e botuar sot tregon se Kroacia tani është kthyer në një studim rasti se si udhëtimet ndërkombëtare po veprojnë si përshpejtues dhe ushqyes të një pandemie të rrezikshme. Ashtu si në Kroaci, udhëtimi në dhe brenda destinacioneve të tjera tradicionale turistike ka çuar në rritje eksponenciale të infeksionit dhe këtë e theksojnë ekspertët e kujdesit shëndetësor.

‘Patëm turistë të cilët mbërritën të infektuar, por shumica dërrmuese u infektuan teksa erdhën këtu në Kroaci’, thotë Krunoslav Capak, kreu i task forcës së Kroacisë.

Ndërsa ekspertët thonë se ringjallja e Covid po shkaktohet nga udhëtimet turistike në pika të nxehta të koronavirusit, shembulli i Kroacisë, një komb i vogël Ballkanik që siç dëshmoi pati një rol të madh në përhapjen e virusit, tregoi se si sezoni veror europian minoi të gjitha përpjekjet e kontinentit në betejën kundër pandëmisë./ WSJ