Ç`po ndodh orët e fundit në Florida me Uraganin Ian?

E Enjte 29 Shtator 2022, 08:18
TiranaPost
Uragani Ian, i cili arriti kulmin në një stuhi të kategorisë katër, po sjell përmbytje të mëdha, erëra të forta dhe stuhi në brigjet e Floridës. Teksa godet tokën, e humb fuqinë e tij.
Më shumë se dy milionë njerëz në Florida nuk kanë energji elektrike si pasojë e uraganit.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis i ka paralajmëruar njerëzit që të përgatiten për më të keqen.
Një anije me 23 emigrantë është zhdukur. Patrulla kufitare amerikane po e kërkon. Mendohet se stuhia e ka përmbytur.
Një spital është përmbytur në katet e tij të parë gjithashtu.
Uragani kaloi në Kubë ditën e martë, duke vrarë dy persona dhe duke shkatërruar rrjetin elektrik të vendit.
Ëalt Disney është mbyllur pasi është përmbytur.