Lajme nga Bota

Po pushonin në shinat e trenit. Fati tragjik i tre emigrantëve në Francë

Po pushonin në shinat e trenit. Fati tragjik i tre emigrantëve në

Një tren vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në Francë ditën e sotme. Prokurori rajonal tha se viktimat duket se ishin emigrantë algjerianë të cilët ishin dëbuar nga Spanja dhe i kishte zënë gjumi në shina.

Vetëm një viktimë është identifikuar: një 21-vjeçar i cili kishte marrë kohët e fundit një urdhër dëbimi nga autoritetet spanjolle, sipas Prokurorit të Bayonne( qytet në Francë), Jérôme Bourrier. Dy të tjerët kishin dokumente që sugjeronin se ishin në të njëjtën situatë, por autoritetet ende po punojnë për të verifikuar identitetet e tyre, tha Bourrier në një konferencë shtypi.

Duke shtuar se emigrantët ecin në shinat në këtë zonë, duke pasur parasysh afërsinë e saj me kufirin, ajo që është më befasuese është se njerëzit ishin shtrirë, madje edhe duke pushuar.

Autoritetet deklaruan se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranapost.al