Lajme nga Bota

Politikani britanik që u kap duke shtirur vdekjen e tij

Politikani britanik që u kap duke shtirur vdekjen e tij

Kur rrobat e John Stonehouse u gjetën në plazhin e Miami më 20 nëntor 1974, shumë njerëz supozuan se deputeti i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ishte mbytur teksa ishte duke notuar - derisa u gjet i gjallë dhe shëndoshë e mirë në Australi në prag të Krishtlindjeve.

Kur Stonehouse thuri planin e tij për t'u zhdukur plotësisht, ai ishte një njeri me probleme. Karriera e tij politike kishte ngecur, marrëdhëniet e tij të dyshimta të biznesit e lanë drejt falimentit, ai u akuzua si spiun komunist ndërkohë kishte edhe një lidhje jashtëmartesore me sekretaren e tij. Ai vodhi identitetin e dy të vdekurve. Udhëtoi në një udhëtim pune në Miami, më pas u zhduk. Gjetja e tij zgjati pak më shumë se një muaj.

Dhe si i shpjegoi Stonehouse veprimet e tij?
Një muaj pas rishfaqjes, në një intervistë për BBC, ai tha "Po përpiqesha – duke u zhdukur – t'ua bëja jetën më të lehtë..."


Për shtatë muaj, Stonehouse u përpoq të qëndronte në Australi, por ai përfundimisht u deportua. Në gusht 1976, pas një gjyqi maratonë 68-ditor me akuza në lidhje me bizneset e tij të dështuara, ai u burgos për shtatë vjet për vepra të vjedhjes dhe mashtrimit. Ai u largua nga burgu tre vjet më vonë ndërsa shërohej nga një operacion në zemër, pasi kishte pësuar tre arrestime kardiake gjatë kohës që ishte brenda.

Gruaja e tij u divorcua nga ai në 1978, dhe tre vjet më vonë ai u martua me Buckley, ish-sekretaren e tij. Ai vdiq në vitin 1988 - dhe këtë herë ishte e vërtetë.