Lajme nga Bota

Politikani britanik shkon i pari në barin e lagjes: E bëra testin e covid dhe…

Politikani britanik shkon i pari në barin e lagjes: E bëra testin e

Politikani Nigel Farage postoi një foto ku tregonte se ishte klienti i parë i barit pranë shtëpisë së tij dhe se ndihej i lumtur për këtë. Ishte ditë e shtunë ku lokalet u lejuan të hapeshin të gjitha. Por 56 vjeçari u akuzua se kishte shkelur rregulllin e karantinës. Ai udhëtoi për në SHBA dhe pas kthimit supozohej që të qëndronte në karantinë për dy javë në rast se mund të ishte infektuar.

Politikani britanik shkon i pari në barin e lagjes: E bëra testin e

Kundërshtarët e tij i kërkuan edhe policisë që të hetojë rastin. Por vetë Farage ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke thënë: për të gjithë ata që bërtasin që më panë mua në bar. Unë jam kthyer nga Amerika para dy javësh dhe jam testuar. Rezultati ishte negativ. Më vjen keq që ju zhgënjeva. Gëzuar!

Por komentuesit duan prova që ai pas kthimit ka qëndruar i mbyllur në shtëpi dhe nuk ka dalë: Rregulli duhet të jetë për të gjithë…. Besoj, shkruan dikush.

Politikani britanik shkon i pari në barin e lagjes: E bëra testin e