Lajme nga Bota

Polonia i ndalon hyrjen Lavrov. Moska e quan provokim

Polonia i ndalon hyrjen Lavrov. Moska e quan provokim

Polonia ka vendosur të ndalojë në territor Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

Lavrov do të shkonte në Poloni për të marrë pjesë në një takim ministror të OSBE-së.

Moska po krijon tashmë një listë tjetër pjesëmarrësish, por ka reaguar në lidhje me vendinim e Polonisë duke e cilësuar provokim.

“Vendimi i Polonisë për t'i mohuar ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov hyrjen në territorin e saj për ta penguar atë të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Lodz është i paprecedentë dhe provokues. Në këtë mënyrë, jo vetëm që Varshava ka diskredituar veten, por ka shkaktuar dëme të pariparueshme për të gjithë Organizatën”, shkruhet në deklarat Moskës.

Lavrov është krahu i djathtë i Putin dhe është sanksionuar në shtete të ndryshme po ashtu si Putin, pas nisjes së luftës në Ukrainë.