Lajme nga Bota

Portugalia dhe Greqia lehtësojnë masat anti-Covid nga sot

Portugalia dhe Greqia lehtësojnë masat anti-Covid nga sot

Ndërsa shumë vende të tjera të Europës janë nën bllokim dhe masa të ashpra anti-Koronavirusit, dy prej vende në BE i lehtësojnë ato nga dita e sotme.

Portugalia po hyn në fazën e dytë të lehtësimit, ku nga sot janë hapur muzetë, kafenetë në ambiente të jashtme, palestrat dhe disa shkolla. Qeveria imponoi një bllokim të ashpër gjatë muajit janar, pas rritjes së numrit të të infektuarve, megjithatë lejoi rinisjen e mësimit për shkollat fillore gjatë muajit mars. Plani i lejimit të udhëtimeve për spanjollët është shtyrë për shkak të shqetësimeve mbi përhapjen e infeksionit. Gjatë këtij muaji pritet që të lehtësohen të tjera masa në Portugali.

Ndërkaq, disa dyqane në Greqi janë lejuar të rihapen sot. Kufizimet për lëvizjen do të vazhdojnë të jenë në fuqi. Edhe brenda dyqaneve do të duhet të mbahet radha dhe distancimi fizik. Në Athinë dhe tre rajone të tjera, masat nuk do të pësojnë ndryshime, deri në një vendim të dytë.

*Tiranapost.al.