Lajme nga Bota

Posti që mund të marrë Richard Grenell në administratën Trump

Posti që mund të marrë Richard Grenell në administratën

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë që Richard Grenell, ish-shefi i tij i inteligjencës, të bëhet i dërguar i posaçëm për konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë, raporton Reuters.

Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-2021, do të luante rol të madh në përpjekjet e Trumpit për të ndalur luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Ndonëse aktualisht nuk ekziston një pozitë në administratën amerikane e dedikuar për t’i dhënë fund kësaj lufte, Trump është duke konsideruar krijimin e pozitës së re, kanë thënë katër burime të afërta me këto zhvillime.