Lajme nga Bota

Prapaskenat e përjashtimit të Andrew nga familja mbretërore. Si ndikuan Charles dhe William në vendim

Prapaskenat e përjashtimit të Andrew nga familja mbretërore. Si

Mbretëresha Elizabeth largoi mbrëmë Princin Andrew nga Familja Mbretërore, duke i hequr të gjithë titujt dhe detyrat e tij.

Në një deklaratë të ftohtë, me dy rreshta, Buckingham Palace gjithashtu e detyroi atë të hiqte dorë nga titulli i tij Lartmadhëri dhe shkatërroi të gjitha shpresat e tij për të rifilluar detyrat publike.

Në deklaratë thuhej se i nënti në radhën e fronit do ta mbronte vetë rastin e tij të abuzimit seksual në Shtetet e Bashkuara 'si qytetar i zakonshëm'.

Burimet e Pallatit thanë se vendimi 'i pamëshirshëm dhe i shpejtë' ishte 'diskutuar gjerësisht' brenda familjes mbretërore pas përpjekjes së dështuar të AndreW për të bindur një gjykatës të rrëzonte padinë civile në të cilën ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me një viktimë trafikimi.

Thuhet se dorë në këtë vendim kanë pasur Charles dhe William të cilët janë përpjekur disa herë ta bindin që Andrew të heqë dorë vetë, por nuk ia kanë dalë.

“Kjo ka të bëjë me mbijetesën me çdo kusht të institucionit. Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e rëndësishme”, tha një burim pranë pallatit.

Andreë u thirr dje për një takim 90-minutësh me nënën e tij në Kështjellën Windsor – dhe u shoqërua nga avokati i tij personal, Gary Bloxsome.

Por zoti Bloxsome nuku lejua të hynte në rezidencën mbretërore dhe mbeti në makinë.