Prej 1994-ës në pushtet, Lukashenko merr mandatin e 7

E Hënë 27 Janar 2025, 11:00
TiranaPost
Rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi janë ende paraprake, por sipas të gjitha gjasave, Lukashenko ka fituar mandatin e 7.
Zgjedhjet janë mbajtur të dielën e djeshme (26 janar).
Sipas ‘exit polleve’ ai ka marrë 87.6% të votave.
Rivali i tij më i afërt, Sergei Syrankov mori 3,21% i ndjekur nga Oleg Gaidukevich me 2,02% Anna Kanopatskaya me 1,86% dhe Alexander Khizhnyak me 1,74%.
Sipas ligjit bjellorus, një kandidat duhet të sigurojë mbi 50 për qind të votave për të fituar presidencën dhe mandatin 5-vjeçar.
Komisioni zgjedhor pritet të publikojë rezultatet përfundimtare deri më 5 shkurt.
Lukashenko nuk ishte aktiv në këtë fushatë duke pretenduar se ka qenë i zënë me punët e vendit. Ai ka detyrë prej vitit 1994.