Lajme nga Bota

Premtimi i Biden: I imi nuk do jetë një mandat i tretë i Obamës

Premtimi i Biden: I imi nuk do jetë një mandat i tretë i

Në intervistën e parë televizive si presidenti i zgjedhur Joe Biden ka siguruar që administrata e tij jo vetëm që do të përfaqësojë një moment ndryshimi rrënjësor nga katër vitet e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, por do të jetë gjithashtu një pikë kthese edhe krahasuar me tetë vitet që në krye të Amerikës ishte miku i tij Obama dhe vetë Biden Zv.President: "Sot Shtetet e Bashkuara po përballen me një botë krejtësisht të ndryshme”, thotë Biden për NBC.

Ai thekson se nuk është kundër hipotezës së hyrjes në ekipin e tij qeveritar të një Republikani që votoi për Trump, kjo në emër të unitetit kombëtar dhe rikuperimit të tij.

“Qëllimi im është të bashkoj vendin, epoka e dialogut të dhunshëm politik duhet të marrë fund ". Dhe më pas siguron se kurrë nuk do të përdorë Departamentin e Drejtësisë "si një mjet personal" për të hetuar dhe ndëshkuar si Trump.

Biden shpjegoi se tranzicioni ka filluar dhe si në këtë moment gjithçka duket se po shkon në drejtimin e duhur. Presidenti i Zgjedhur tregon se ka nisur nga puna dhe takimet me ekipin e Covid-19 për diskutimet rreth shpërndarjes së vaksinës.

Biden shtoi se shpreson që vaksina të mbërrijë para inaugurimit të tij dhe sqaroi se përparësia do t'i jepet stafit që po lufton në vijën e parë kundër pandemisë dhe pastaj shkollave.

*Artikulli i marrë nga Huffington Post, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.