Lajme nga Bota

Premtimi i Bill Gates për vaksinën!

Premtimi i Bill Gates për vaksinën!

Brenda një viti vaksina kundër koronavirusit mund të jetë në prodhim të gjerë. Ky është premtimi që vjen nga fondacioni i miliarderit, Bill Gates, (Bill & Melinda Gates), që duke dhuruar 40 miliardë dollarë, do t’i kushtojë “vëmendje totale” pandemisë.

“Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë. Nëse gjithçka shkon mirë siç e kemi menduar, ne do të kishim në prodhim në shkallë të gjerë brenda një viti vaksinën kundër koronavirusit. Pandemia mund t’i kushtojë ekonomisë globale ‘dhjetëra trilionë dollarë”, tha ai për CNN.

Fondacioni ka kontribuar 250 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.