Lajme nga Bota

Presidenti Biden zhbën urdhrin e Trump. Ke fizik dhe je i kualifikuar? Do futesh në ushtri, edhe nëse je transgjinor

Presidenti Biden zhbën urdhrin e Trump. Ke fizik dhe je i kualifikuar? Do

Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin e Donald Trump që ndalonte të gjithë transgjinorët që të bëheshin pjesë e ushtrisë. Urdhri i Trump u firmos që në vitin e tij të parë në detyrë. Por sapo Joe Biden u ul në tryezën e Zyrës Ovale si presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, siç premtoi po anulon vendimet e tij më të diskutuara.  

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se: "Anëtarët e shërbimit që janë transgjinorë nuk do t'i nënshtrohen më shkarkimit ose ndarjes në bazë të identitetit gjinor".

Ka pasur rreth 8,980 trupa aktive transgjinorë në detyrë në vitin 2019, sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes.

"Por Presidenti Biden beson se identiteti gjinor nuk duhet të jetë pengesë për shërbimin ushtarak dhe se forca e Amerikës gjendet në shumëllojshmërinë e saj" shtohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Kërkesa në fakt u bë fillimisht nga Sekretari i ri i Mbrojtjes Lloyd Austin, një gjeneral në pension i ushtrisë, i cili foli për nevojën e heqjes së ndalimit gjatë seancës së konfirmimit në Senat.

"Nëse jeni i aftë, fit, dhe jeni i kualifikuar për të shërbyer dhe mund të ruani standardet, duhet të lejoheni të shërbeni" tha ai.

*Tiranapost.al.