Lajme nga Bota

Presidenti i Argjentinës rezulton pozitiv me koronavirus, ndonëse është vaksinuar me të dyja dozat

Presidenti i Argjentinës rezulton pozitiv me koronavirus, ndonëse

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandes është diagnostikuar si pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai në rrjetet sociale ku ka thënë se ka temperaturë të lehtë dhe dhimbje koke.

Ajo çka është e habitshme në rastin e 62-vjeçarit, është fakti që ai kishte marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID, Sputnik V të prodhuar në Rusi, një vaksinë kjo që sipas testeve të kryera deri tani ka një efektshmëri shumë të lartë.

Aktualisht Argjentina ndodhet e përfshirë në një tjetër valë pandemike dhe shteti me 44 milion banorë ka pasur rreth 2.300.000 raste infektimi dhe 56.000 vdekje që prej fillimit të saj.

Tiranapost.al