Lajme nga Bota

Presidenti i Brazilit ia hodhi virusit

Presidenti i Brazilit ia hodhi virusit

Presidenti i Brazilit është shëruar nga koronavirusi. Në testin e katërt që ka kryer që kur u infektua me koronavirus në 7 korrik, ai ka rezultuar negativ.

Vetë presidenti ka bërë një postim një Facebook ku shihet me maskë, në një tavolinë me disa ilaçe dhe bën shenjën OK. Ndonëse presidenti reklamon ilaçin që ka përdorur për tu kuruar nuk ka ende një provë shkencore se ilaçi anti-malaries hidroksilklorine është 100% efektiv.

Në një intervistë të pak muajve më parë ai ka thënë: Edhe nëse infektohem nuk do më gjejë gjë. Është thejsht një ftohje a grip i lehtë. Nuk më bën gjë virusi se unë kam qenë dhe atlet.

Ndonëse presidenti i një prej vendeve më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit ia hodhi virusit, dy ministra të tjerë janë infektuar dhe janë izoluar; Onyx Lorenzoni 65 vjeç, ministër i Shtetit, dhe Milton Ribeiro, ministri 62-vjeçar i Arsimit.

Në Brazili situata është kjo: 2 343 366 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 85 238 viktima.