Lajme nga Bota

Presidenti i Brazilit: Kam të drejtën time për të mos e bërë vaksinën!

Presidenti i Brazilit: Kam të drejtën time për të mos e

Presidenti i Brazilit ndryshe nga liderët e tjerë të cilët thonë se po bëjnë përpjekje të sigurojnë vaksinën e Anti-Covid për qytetarëtt, deklaron se vetë nuk do ta bëjë dhe se kjo është e drejta e tij.

Në një konferencë mbrëmë, ai tha se personalisht nuk ta bëjë duke shprehur skepticizmin ndaj programit të vaksinimit kundër virusit. Deklaratat e tij po komentohen në rrjet edhe për shkak se ai tha që Kongresi Brazilian nuk do tu kërkojë qytetarëve të bëjnë vaksinën dhe se kjo mbetet në dëshirën e tyrë.

Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë dhe Bolsonaro sipas ekspertëve nuk po tregohet serioz me pandeminë pavarësisht se u infektua vetë në muajin korrik.

"Po ju them, nuk do ta bëj vaksinën. Kjo është e drejta ime", tha ai.

Në tetor, ai bëri një statur ironizues në Twitter duke thënë se vaksina do të kërkohej vetëm për qenin e tij.