Lajme nga Bota

Presidenti i Brazilit u shërua, por gruaja e tij del e infektuar me virusin

Presidenti i Brazilit u shërua, por gruaja e tij del e infektuar me virusin

Pak ditë pasi presidenti i Brazilit njoftoi shërimin nga koronavirusi, gruaja e tij ka kryer analizat dhe ka rezultuar pozitive, e infektuar.

Mediat braziliane shkruajnë se Michelle Bolsonaro, 38 vjeçe është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për shkak të protokollit ajo duhet të qëndrojë e izoluar për dy javë deri në momentin kur të kryejë testin e koronavirusit dhe të rezutojë negative, e shëruar nga koronavirusi.

Presidenti i Brazilit u shërua, por gruaja e tij del e infektuar me virusin

Presidenti Jair Bolsonaro, 65 vjeç njoftoi se është infektuar me koronavirus me datë 7 korrik. Më herët ai ka thënë se virusi është i ngjashëm me gripin dhe nëse do infektohej nuk do të sëmurej rëndë.

Në kabinetin e tij është infektuar edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Marcos Pontes.

Në Brazil janë 2.61 milionë raste me koronavirus, 1.82 milionë të shëruar, 91,377 viktima.