Lajme nga Bota

Presidenti i Filipineve për skeptikët e vaksinës anti-Covid: Do vijmë në shtëpi t’ju vaksinojmë teksa flini

Presidenti i Filipineve për skeptikët e vaksinës anti-Covid: Do

Edhe pse numri i personave që janë plotësisht të vaksinuar është i lartë, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte deklaroi se përsëri mospranimi i dozës nga të pavaksinuarit mbetet problem.

Duke shtuar se problemi mund të adresohet duke vaksinuar ata që janë kundër vaksinimit teksa janë në gjumë.

“Unë e di se shumë janë ende në mëdyshje. Gjeni ata në lagjen e tyre. Le të hyjmë në shtëpitë e tyre dhe t’i vaksinojmë ndërsa flenë. Fundi i tregimit” tha ai.

Ishte e paqartë nëse Duterte ishte serioz kur bëri këtë deklaratë.

Tiranapost.al