Lajme nga Bota

Presidenti i Gjermanisë paralajmëron klasën politike: COVID jo vetëm krizë sanitare, por edhe besimi tek shteti

Presidenti i Gjermanisë paralajmëron klasën politike: COVID jo

Në mesazhin urues të Pashkës presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier është shprehur se pandemia e COVID-19, nuk është thjesht një krizë sanitare, por po krijon një “krizë besimi” mes qytetarëve dhe shtetit, pasojat e së cilës do të ndihen në të ardhmen.

Steinmeier ka thënë se shqetësimet për shkollat, punën dhe ekonominë e së ardhmes po krijojnë një frustrim dhe ndjesi pafuqie që mund të krijojë një krizë historike dhe shumë të rrezikshme. Ai i ka bërë thirrje klasës politike që të ruajnë balancën mes shtetit ligjor dhe të drejtave dhe lirive.

“Janë bërë gabime në të shkuarën, por klasa politike duhet të reflektojë për të ndryshuar situatën dhe për të ruajtur balancat që janë krijuar”- ka thënë mes të tjerash kreu i shtetit gjerman.

Ai u ka kujtuar mes të tjerash se demokracia ruhet nga debati, por debati dhe përplasjet politike nuk mund të jenë qëllim në vetvete (duke ju referuar konfliktit brenda CDU-së në lidhje me masat anti-COVID).

Kujtojmë se Gjermania është një nga shtetet që është goditur më fort nga vala e tretë të koronavirusit, situatë që ka krijuar protesta dhe pakënaqësi që pritet të arrijë kulmin në zgjedhjet e 26 Shtatorit.

Tiranapost.al