Lajme nga Bota

Presidenti i Këshillit Europian anulon fjalimin në Kinë pasi donin ta censuronin

Presidenti i Këshillit Europian anulon fjalimin në Kinë pasi

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka anuluar fjalimin e tij në hapjen e një panairi në Shangai, për shkak se autoritetet kineze synonin ta censuronin atë.

Videoja e fjalimit ishte gati për t’u transmetuar gjatë hapjes së ekspozitës ndërkombëtare të premten, por transmetimi u ndërpre.

“Kinezët donin të hiqnin një pjesë të fjalimit të Charles Michel. Brukseli preferoi të anulonte transmetimin e fjalimit në tërësi”, tha një diplomat në kushte anonamiteti.

Sipas burimeve, autoritetet kineze donin të hiqnin referencat për krizën në Ukrainë nga fjalimi.