Lajme nga Bota

Presidenti i Ukrainës dhe Macron ftojnë Rusinë për bisedime që të ulen tensionet ushtarake

Presidenti i Ukrainës dhe Macron ftojnë Rusinë për bisedime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka vizituar ditën e sotme Parisin ku është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Nga atje, Zelenskiy ka bërë thirrje për një takim mes katër shteteve, përfshirë dhe Rusinë për të negociuar uljen e tensionit dhe largimin e 100.000 forcave ushtarake nga kufiri i Ukrainës Lindore.

Macron dhe Merkel nga ana e tyre kanë tentuar të shtojnë presionin ndërkombëtar përkundrejt Moskës duke rishprehur zotimin se nuk do të tolerojnë cënim të integritetit territorial të Ukrainës.

Kujtojmë se përplasja ushtarake është e mundshme për shkak të rajonit të Donbasit dhe Luhanskut, të cilat kanë shumicë etnike ruse dhe nuk e njohin autoritetin e Kievit. Forcat rebele të këtyre zonave janë financuar dhe mbështetur me pajisje ushtarake nga Moska, por rritja e prezencës ushtarake ruse ngre ndryshimet se mund të ketë pushtim direkt ushtarak, po ashtu siç ndodhi në rajonin e Krimesë në vitin 2014.

SHBA është treguar më pak diplomatike dhe ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, por Gjermania dhe Franca ndodhen më afër politikisht me Moskën, kjo edhe për shkak të negociatave që po zhvillohen për importimin nga këto dy vende të miliona dozave të vaksinës anti-COVID “Sputnik V”, që prodhohet në Rusi.

Tiranapost.al