Lajme nga Bota

Presidenti Macron zgjedh kryeministrin pas dorëheqjes së Philippe

Presidenti Macron zgjedh kryeministrin pas dorëheqjes së Philippe

Pas dorëheqjes se kryeministrit francez Edouard Philippe që qëndroi në detyrë për tre vite, presidenti Macron ka bërë zgjedhjen për kryeministrin e ri. Macron emëroi kryetarin e qendrës së djathtë Jean Castex për të udhqëhequr ekipin e ri të ministrave pas një riorganizimi.

Edhe pse Philippe u konsiderua me popullor se presidenti, partia në pushtet pati rezultate të dobëta të zgjedhjeve lokale të mbajtura në fundjavë.

Presidenti Macron premtoi një rrugë të re me ndryshime gjatë një interviste të fundit për mediat franceze. Philippe u takua me presidentin sot në mgjes dhe u ra dakord që ai të largohet.

Pritet që të ndodhë një organizim, dhe është praktikë e zakonshme që një president francez të zëvendësojë kryeministrin gjatë mandatit të tij pesë-vjeçar, një process që njihet me emrin ‘quinquennat’.

Jean Castex është 55 vjeç, jo shumë i njohur në Francë, por një shërbyes i lartë civil dhe që ka luajtur një rol kryesor në përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë Covid-19.