Lajme nga Bota

Video/ Një francez i bie me shpullë Macron-it

Video/ Një francez i bie me shpullë Macron-it

Presidenti francez Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë në fytyrë nga një burrë francez. Ngjarja ndodhi teksa ai ndodhej në një vizitë zyrtare në Drome. Videoja me momentin e shuplakës po qarkullon kudo në rrjetet sociale.

Presidenti i Francës po kalonte përmes një barriere në qytetin juglindor të Dromes, kur një burrë i afrohet dhe e qëllon me shuplakë Macron përpara se të kapet e të ndalohet nga oficerët.

Ndërkohë Presidenti është larguar me nxitim dhe një tjetër person ka thërritur: Poshtë Macron-ism! Dy burra thuhet se janë arrestuar pas incidentit, sipas mediave franceze.

*Tiranapost.al.