Lajme nga Bota

Princesha e Spanjës vdes nga koronavirusi

Princesha e Spanjës vdes nga koronavirusi

Princesha Maria Teresa e Spanjës humbi jetën në moshën 86-vjeçare pasi u testua pozitive me koronavirus. Princesha e familjes mbretërore Bourbon-Parma në Spanjë, ndërroi jetë dje. Lajmi u dha nga vëllai i saj më i vogël, por nuk dihen detaje të tjera.

Princesha e Spanjës vdes nga koronavirusi

Lajmi vjen pak ditë pasi u zbulua se Princi Charles, 71 vjeç, ka një formë "të butë" të sëmundjes. Princesha Maria nuk kishte fëmijë.

Ndërkohë Spanja është vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të të prekurve dhe personave që kanë humbur jetën, (5,690 viktima).

Princesha e Spanjës vdes nga koronavirusi

Princesha kishte lindur në Paris, Francë, në 28 korrik 1933. Anëtarët e familjes mbretërore dikur sundonin, si Mbreti i Etrurisë dhe si Duka i Parma dhe Piacenza, Guastalla dhe Lucca deri në vitin 1859./ Burimi The Sun