Lajme nga Bota

Princi Louis mbush 6 vjeç!

Princi Louis mbush 6 vjeç!

Një foto e Princit Louis, e bërë nga Kate Middleton është publikuar për të shënuar ditëlindjen e tij të gjashtë.

Fotoja e Louisit të buzëqeshur, u shoqërua me urimin: “Gëzuar ditëlindjen e 6-të Princ Louis! Faleminderit për të gjitha urimet sot”.

Fotoja është bërë në Windsor në “ditët e fundit”, tha Pallati, sipas BBC. Princi Louis lindi në 23 prill 2018.

Muajt ​​e fundit kanë qenë një kohë e vështirë për familjen për shkak të diagnozës së kancerit të Kate.

Louis u pa për herë të fundit në publik në ditën e Krishtlindjeve, kur familja mbretërore bëri paraqitjen e tyre tradicionale festive në Sandringham gjatë rrugës për në kishë.