Lajme nga Bota

Prodhohet spraji kundër virusit: Por pse nuk mund të aplikohet tani

Prodhohet spraji kundër virusit: Por pse nuk mund të aplikohet tani

Një spray për hundët i krijuar për të forcuar sistemin imunitar të njeriut kundër gripit dhe ftohjeve të zakonshme, ka rezultuar me sukses edhe në zvogëlimin e replikimit viral të koronaviursit: Replikimi viral është procesi që kalon virusi, pra shumimi pasi futet në qeliza. 

Ky spray është prodhuar në një kompani bioteknologjike australiane e cila ka reduktuar me 96% replikimin viral, Por ky rezultat pozitiv vjen pas testimit tek kafshëve, pasi nuk është provuar ende tek njerëzit. 

Përbërja e sprayt me emrin INNA-051 stimulon sistemin imunitar. Duke rritur përgjigjen imune në këtë mënyrë me INNA-051 para infektimit, aftësia e virusit COVID-19 për të infektuar kafshët dhe për t’u shumuar u zvogëlua në mënyrë dramatike.

Studimi siguron prova që INNA-051 mund të përdoret si një metodë më vete e terapisë parandaluese antivirale, plotësuese e programeve të vaksinave.

"U mahnitëm nga fakti se sa efektiv rezultoi trajtimi ynë", thotë doktori kryesor Christophe Demaison i cili shton:

‘Nëse tek njerëzit ky trajtim përgjigjet në një mënyrë të ngjashme me të kafshëve, përfitimet kundër virusit janë të dyfishta. Individët e ekspozuar ndaj virusit ka shumë të ngjarë ta eleminojnë atë shpejt përmes këtij trajtimi duke siguruar që sëmundja të mos përparojë përtej simptomave të lehta. Përveç kësaj, shpejtësia e reagimit do të thotë që individët e infektuar nuk do arrijnë ta transmetojnë atë shpejt në komunitet'.

Kompania do nisë testimin tek njerëzit në më pak se katër muaj.

Linku origjinal: https://www.prnewswire.com/news-releases/preventative-nasal-spray-shown-to-reduce-viral-replication-by-up-to-96-in-covid-19-challenge-study-301138072.html