Lajme nga Bota

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës: Sadiq Khan në avantazh, por rrezikon përmbysjen

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës:

Londra është një nga kryeqytetet më të rëndësishme në glob dhe përbërja e saj multi-etnike e bën një bastion të së majtës, megjithatë në zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme, laburisti Sadiq Khan ka nënpërformuar dukshëm, duke marrë më pak vota nga sa ishte parashikuar në sondazhe.

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës:Sadiq Khan, favorit për t'u rizgjedhur në një mandat të dytë në krye të Londrës.

Sistemi elektoral për zgjedhjet lokale është i tillë që qytetarët përzgjedhin të preferuarin e tyre dhe të dytin më të pëlqyer. Fillimisht numërohen votat e para dhe më pas dy të parëve u shtohen preferencat e dyta. Sistemi ka për qëllim që vota për një kandidat jo-favorit të mos “shkojë dëm”. Ndonëse Khan aktualisht ka një avantazh pre 20.000 votash me rreth 40% të preferencave të para të numëruara, fakti që ndodhet kaq afër konkurrentit konservator Shaun Bailey përbën shqetësim për kampin e majtë.

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës:Kandidati i Konservatorëve Shaun Bailey

Në garën për Bashkinë e Londrës kanë marrë pjesë 20 kandidatë, ku zgjedhësit e të Gjelbërve (që kanë aktualisht 8%) dhe Liberal Demokratëve (3%) besohet se do të kenë zgjedhur Khan si preferencën e dytë, por pjesa më e madhe e kandidatëve të tjerë janë të kampit anti-establishment të së djathtës (aktualisht me 17% të gjithë së bashku në total) ku bie në sy aktori Laurence Fox, ish-anëtari i lartë i UKIP, David Kurten dhe prezantuesi Brian Rose votuesit e të cilëve mendohet se do të përzgjedhin Bailey si preferencë të dytë.

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës:Kandidatja e Partisë së Gjelbër, Sian Berry e treta deri tani në garë, votat e së cilës pritet t'i bashkohen Khan

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës:Aktori Laurence Fox i "Reclaim Party" kandidon kundër 'establishmentit' dhe normave politike të së majtës. Besohet se votat i bashkohen Baily.

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës:David Kurten, "Heritage Party" (Partia e Trashëgimnisë), ultra-konservator, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i "arkitektit" të BREXIT, Nigel Farage. Votat me siguri i bashkohen Baily.

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës:Brian Rose, i lindur në SHBA, prezantues emisioni që luftoi kundër "lockdown-eve" dhe konsideroi COVID një konspiracion të elitave. Mik i afërm i autorit 'bestseller' të teorive konspirative, David Icke. Besohet se votat i bashkohen Baily.

Profilet e kandidatëve/ Zgjedhjet për Bashkinë e Londrës:Mandu Reid e Partisë për Barazinë e Grave! Lobon për sigurinë e grave në zonat me kriminalitet të lartë. E paqartë nëse votat i shkojnë Khan, i cili ndonëse më feminist se konkurrentët është famëkeq për keqmenaxhimin e situatës së krimit në Londrën metropolitane.

Edhe në rast fitoreje, rezultati i ngushtë i Khan është indikator i performancës së keqe të laburistëve në të gjithë Anglinë ku sot kanë humbur me dhjetëra Këshilla Bashkiakë, si dhe një deputet në zonën historikisht të majtë të Hartepool që u fitua nga Konservatorët. Pas këtyre rezultateve krahu më radikal i partisë, i drejtuar nga ish-lideri Jeremy Corbyn kërkuan dorëheqjen e kreut aktual të Partisë Laburiste, Keir Starmer, i cili nga ana e tij ka fajësuar pikërisht ata për krijimin e një situate “toksike” rreth partisë që ka humbur 4 zgjedhjet e fundit parlamentare, europiane dhe lokale dhe i vetmi “bastion” i sigurt kanë mbetur disa zona urbane të Londrës të populluar kryesisht nga emigratë të brezit të parë dhe të dytë.

Tiranapost.al