Prokuroria në Paris kërkon 5 vjet burg për Marine Le Pen
E Enjte 14 Nëntor 2024, 14:39
TiranaPost
Prokuroria franceze kërkoi të mërkurën e 13 nëntorit dënimin me 5 vjet burgim, 3 prej të cilëve me kusht, 300 mijë euro gjobë dhe 5 vjet pamundësi për të ushtruar funksione publike, ndaj Marine Le Pen lideres së ekstremit të djathtë.
Le Pen dhe shumë anëtarë të partisë së saj akuzohen se kanë abuzuar më fonde të BE, duke krijuar vende pune fiktive në Parlamentin Europian.
Liderja e së djathtës esktreme i quajti jo proporcionale kërkesat e prokurorisë.