Lajme nga Bota

Prokurorja shqiptare në SHBA kërkon ndihmë ligjore pas kërcënimeve me vdekje, rrjeti e kryqëzon

Prokurorja shqiptare në SHBA kërkon ndihmë ligjore pas

Një prokurore shqiptare nga Mali i Zi në SHBA, Buta Biberaj ka kërkuar ndihmë ligjore pas kërcënimeve të shumta me vdekje që ka marrë.

"Kam marrë kërcënime të shumta me vdekje drejtuar posaçërisht ndaj meje," tha Biberaj. "Kanë qenë kryesisht përmes telefonit. Kam marrë një në celularin tim personal, i cili tregonte frazën e mëposhtme... "Po vijmë për ty k---!" Ne morëm një kërcënim specifik me vdekje në telefonin e zyrës, dhe kjo ishte në lojë që kishte një qëllim për të më vrarë mua”, shtoi ajo.

Këto kërcënime vijnë pasi prokurorja Biberaj dënoi një burrë që akuzohej se abuzoi seksualisht me vajzën e tij.

Ajo tregon se telefonuesit kanë qëllim për ta vrarë.

Mediat e huaja raportojnë se Biberaj është kritikuar nga rrjeti si një "prokurore emigrante myslimane që arrestoi një "amerikan" që u ankua për përdhunimin e vajzës.

Ajo madje është kritikuar edhe nga kandidati republikan për guvernator në Virxhinia, Glenn Youngkin, i cili tha në një fjalim të martën se prokurorja e Loudoun-it shënjestroi familjarët e viktimës.

Ngjarja:

Babai një viktime të përdhunimit është arrestuar gjatë takimit të bordit të Shkollës. Ai u arrestua nga zyra e sherifit, jo prokuroria pas një përplasje.

Prokurorja shqiptare ka thënë se policët nuk ishin në dijeni që i arrestuari ishte babai i një viktime përdhunimi kur e arrestuan. Biberaj ka shtuar se zyra e saj nuk kishte për qëllim që të shënjestronte babain, por ka hapur procedimin penal pas referimeve të bëra nga Sherifi.

Ajo ka shtuar se çështja e tij është në apel, ndërsa babai ka thënë se do të padisë Qarkun Loudoun.

Prokurorja thotë se ajo shqetësohej për jetën e saj, por këmbëngul se zyra e saj po vazhdon të përmbushë detyrat ndaj komunitetit.

Ajo ka kontaktuar Departamentin e Drejtësisë dhe Policinë e Shtetit të Virxhinias dhe po mendon të punësojë sigurim privat.

Tiranapost.al.Z.B