Lajme nga Bota

Pronarët e bizneseve në Itali dalin në protestë: Na lini të hapim lokalet

Pronarët e bizneseve në Itali dalin në protestë: Na lini

Pronarët e restoranteve dhe bizneseve të tjera në Romë kanë dalë në protestë dhe janë përplasur me policinë pasi ata kërkojnë që të lejohen të hapen dhe të ushtrojnë aktivitetin. Për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, ata qëndruan mbyllur për shkak të situatës së Covid. Protesta e djeshme u mbajt në sheshin pranë Pallatit Montecitorio.

Shumica prej tyre mbanin në duar pankarta me shënime si: Punë dhe Liri. Më shumë se 200 persona morën pjesë në protestë. Policia u mundua të shpërndante turmën e protestuesve. Protetuesit kërkojnë që lokalet të hapen pa orar, pa rregulla për të gjithë klientët. Ata thonë se rrezikojnë falimentin nëse nuk rikthehet normalisht aktiviteti i tyre.

Pronarët e bizneseve në Itali dalin në protestë: Na lini

Sipas rregullave aktuale: Nuk lejohet ulja në kafe, restorante e bare, përveç shërbimit delivery.

*Tiranapost.al.