Lajme nga Bota

Protesta kundër projekt-ligjit të sigurisë në Francë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Protesta kundër projekt-ligjit të sigurisë në Francë,

Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundrejt protestuesve në Paris pasi ata hodhën lëndë plasëse dhe gurë.

Protestuesit po mblidhen në të gjithë Francën kundër një projektligji kundër dhunës së policisë dhe atij që sipas tyre minon lirinë e shtypit.

Në Paris, policia përdori gaz lotsjellës pasi protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj tyre. Protestat u nxitën pasi policia qëlloi një prodhues të muzikës Black.

Në fillim të kësaj jave u shfaqën pamjet e tre policëve të bardhë që abuzonin dhe rrihnin një muzikant me ngjyrë, Michel Zecler. Imazhet shfaqnin Zecler duke u shkelmuar dhe grushtuar në studion e tij në Paris.

Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si "të papranueshëm" dhe "të turpshëm" dhe kërkoi propozime të shpejta nga qeveria të cilat synojnë rindërtimin e besimit midis policisë dhe qytetarëve.

*Artikulli i marrë nga BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.