Protesta masive kundër mobilizimit ushtarak në Rusi: S’duam të vdesim për Putinin!

Pas urdhrit të Putinit ditën e djeshëm për mobilizim ushtarak kanë shpërthyer protesta në 15 qytete të Rusisë. Më shumë se 1300 persona janë arrestuar deri më tani, raportojnë mediat e huaja. Ndalimi i tyre erdhi pasi aktualisht në Rusi, tubimet konsiderohen të paligjshme dhe janë të ndaluara.
Gjithashtu përveç protestave, gjatë 24 orëve të fundit është vërejtur një dyndje e rusëve jashtë vendit. Fluturimet direkte të planifikuara nga Moska për në kryeqytetet e vendeve “mike” u shitën menjëherë.
Çmimet e biletave kapën qiellin, sipas mediave të pavarura ruse, që raportojnë se bileta më e lirë nga Moska për në Dubai kapi vlerën e 300 mijë rublave, thuajse 5 mijë euro, që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi.
In #Moscow, #Russia, there is a #protest rally taking place tonight on Arbat Street against the mobilisation, announced by Putin earlier tonight. Protesters chant “No to War!”.
— Alex Kokcharov (@AlexKokcharov) September 21, 2022
pic.twitter.com/aJTcLo7uw4
Ndërkohë nga ana tjetër, Inteligjenca Britanike, tha se vendimi për të nisur një mobilizim prej 300,000 rezervistësh “do ta vërë Rusinë në vështirësi nga pikëpamja logjistike dhe administrative, ndërsa nuk ka gjasa që ky personel i ri të jetë funksional për muaj të tërë”.