Lajme nga Bota

Protesta në Austri dhe Kroaci kundër izolimit prej Covid dhe vaksinimit të detyrueshëm

Protesta në Austri dhe Kroaci kundër izolimit prej Covid dhe

Rreth 30 mijë qytetarë marshuan në Austri sot kundër izolimit total në të cilin do fundit vendi nga dita e hënë dhe deri në 3 dhjetor. Një tjetër arsye e revoltës ka qenë vaksinimi i detyrueshëm për të gjithë, që do të nisë nga muaji shkurt i vitit 2022.

Pas Austrisë edhe në Kroaci, në Zagreb kanë nisur protestat gjatë kësaj të shtune. “Unë nuk do të shkoj në kamp”, “Stop Covid-Fashizmit”, ishin vetëm disa nga thirrjet e njerëzve dhe pankartat që mbanin në duar.

Shifrat në këto dy shtete kanë detyruar autoritetet të marrin masa shtrënguese, pak para festave të fundvitit.