Protestuan kundër rritjes së çmimeve, mbi 160 të arrestuar në Turqi

E Diel 1 Maj 2022, 20:31
TiranaPost
Në disa nga qytetet turke, në sheshet kryesore, njerëzit janë ngritur kundër rritjes së çmimeve. Mediat turke kanë publikuar pamjet kur situata është tensionuar mes protestuesve dhe policisë. Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar mbi 160 protestues.
30 individë janë arrestuar në Beshiktash të Stambollit dhe 22 të tjerë në Sisli. Të tjerë, në rajone të tjera. Të gjithë akuzohen për protestim të paligjshëm.
Protesta është mbajtur sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe protestuesit kanë kërkuar veç uljes së çmimeve edhe rritjen e pagës minimale.