Lajme nga Bota

Provo këto pantofla, mbaji në shtëpi dhe do paguhesh çdo muaj

Provo këto pantofla, mbaji në shtëpi dhe do paguhesh çdo

Të gjithë kanë kaluar një periudhë të lodhshme për shkak të koronavirusit dhe shumica kanë punuar nga shtëpia. Por për ata që kalojnë më shumë ditë në shtëpi dhe janë të papunë e kanë një mundësi dhe plot komoditet. Nëse teston këto pantofla prej pellushi, jo vetëm që do i marrësh një palë falas, por edhe do paguhesh me 333 paund në muaj.

Marka e pantoflave Bedroom Athletics reklamoi të njëjtin pozicion vitin e kaluar dhe tani kërkohen dy testues të rinj, një për gratë dhe një për burrat. Kandidatët që do të përzgjidhen do t'u kërkohet të mbajnë pantoflat për 12 orë në ditë, dy ditë në muaj. Ata duhet të tregojnë se pse këto pantofla janë më të rehatshmet dhe më komodet. 

Provo këto pantofla, mbaji në shtëpi dhe do paguhesh çdo

Aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë një formular në internet duke shpjeguar me fjalë se pse duhet të përzgjidheni. Aplikimet mbyllen në fund të shkurtit dhe fituesit do të shpallen në mars.

Howard Wetter, themelues i kompanisë thotë: Shpresojmë se do të jetë puna perfekte për dikë, që po kalon dhe një periudhë jo dhe aq të mirë!

*Tiranapost.al.